Të dashur miq, të gjithë jemi koshientë për dimensionet që po arrin dhuna në të gjithë botën. Ne po ushqejmë ëndërrat tona për një botë më të mirë me heronj të vdekur dhe miliona viktima. Jemi kaq krenarë për arritjet e shekullit të XXI, por po harrojmë gjënë më të rëndësishme : DUHET TE JEMI NJEREZ së pari.
Shto në blogun tënd shenjën e zisë dhe frazën “Ky blog është në Zi për Vdekjen e tyre.”
Kjo ftesë ju vjen nga iniciativa e nisur në blogun “Mourn Their Death”
“Mourn Their Death” është projekti që ka për qëllim sensibilizimin e njerëzve në lidhje me dhunën që ushtrohet në mbarë botën dhe vdekjen e përditëshme të qindra personave të pafajshëm. Në vitin 2008, në shekullin e XXI, është e patolerueshme egzistenca e genocideve dhe luftërave. Në një kohë kur të gjithë duhet të ecin drejt një bashkëpunimi mbarëbotëror, në kërkim të vazhdueshëm të paqes, mirkuptimit, kulturës dhe shpresës, është një tragjedi e pashlyeshme vdekja e qindra burrash, grash, fëmijësh e pleqsh çdo ditë për faj të papërgjegjësisë, mos kryerjes së detyrave shtetërore ndaj popujve, dhunës dhe varfërisë.
“Mourn Their Death” ështe një lëvizje komplet virtuale, e cila drejtohet nëpërmjet kontakteve virtuale me njerëz nga e gjithë bota, të cilët vënë në dispozicion të kësaj lëvizje një hapsirë virtuale për “Logon e Zisë” në emër të luftës kundër dhunës dhe vdekjes.
Objektivi i kësaj lëvizje është të arrihet të ngjitet kjo Logo në 1 milion blogje, space, dhe website në mbarë botën.



0 responses so far ↓
There are no comments yet...Kick things off by filling out the form below.
Leave a Comment